
Lorenc Jemini është një nga emrat më të dëgjuar në kampionatin tonë të futbollit. Dikur arbitronte në Superiore, ndërsa tashmë është në rolin e moviolistit në një nga emisionet sportive në vend. Para 5 ditësh, ai kishte 44-vjetorin e lindjes dhe në ditën e veçantë, ish-gjyqtari i njohur është surprizar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Në një pjatë të servirur bukur, shkruhej emri i tij dhe gjithashtu "Referee", e thënë në shqip: gjyqtar. Sigurisht, arbitrimi është pjesë e rëndësishme e jetës së Jeminit dhe për 44-vjetor nuk kishte si të mungonte dhurata simbolike për të.
[gallery size="full" columns="1" ids="227512"]
Poll