Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arapi: Skënderbeu ''vriste'' kampionatin, këtë sezon ka pak diferenca

Shkruar nga NEWSPORT
Arapi: Skënderbeu ''vriste'' kampionatin,

Arapi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Kukësit. Mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit bëri një paraqitje pozitive duke shënuar edhe golin e fitores për Teutën. Një 3 pikësh që i dha vendin e dytë Teutës duke kaluar pikërisht Kukësin. I ftuar në emisionin ''Fair Play" Arapi flet edhe për kohën kur ishte pjesë e Skënderbeut dhe fitonte titullin kampion. Gjithashtu mbrojtësi i Teutës theksoi se ndryshe nga kampionatet e kaluar këtë sezon skuadrat janë pothuajse të barabarta dhe të gjithë japin maksimumin për të arritur objektivat.

"Ndryshe nga koha që isha pjesë e Skënderbeut, ka më balancë në këtë sezon. Mendoj se korçarët e vrisnin kampionatin. Ky kampionat është shumë i ekuilibruar sepse edhe diferencat me ekipet janë të vogla. Tani edhe ekipet që luajnë për mbijetesë dhe ato për Kupat e Europës po japin maksimumin për të arritur objektivat."-tha Arapi. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga