Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Arabia Saudite nuk ndalet, milionat “prekin” edhe Pogban

Shkruar nga NEWSPORT
Arabia Saudite nuk ndalet, milionat “prekin” edhe Pogban

Arabia Saudite nuk ka ndërmend të ndalet. Milionat e arabve pritet të bëjnë për vetë edhe Paul Pogba. E ardhmja e mesfushorit francez te Juventusi është në dyshim, pasi për shkak të dëmtimit nuk ka mundur të jetë protagonist me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas “Gazzeta dello Sport” bëhet e ditur se për mesfushori francez ka mbërritur një ofertë nga Arabia Saudite. Nuk bëhet ende e ditur skuadra dhe shifrat e ofruara, por mediat italiane raportojnë se kjo nuk po ngjal interesin e Pogbas.

Mesfushori kërkon të shpaguajë besimin  e “Zonjës së Vjetër” dhe dëshiron që të vazhdojë në Europë, me shumë gjasa do të refuzojë milionat e afruar nga shteti arab.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga