Arabia Saudite e ka vendosur të mos i ndahet Kevin De Bruyne. Arabët këmbëngulin për transferimin e belgut në vitin 2024 sipas “Foorball Insider”.
31-vjeçari aktualisht është jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi që ka marrë dhe tashmë po vazhdon rikuperimin. Rikthimi i tij nuk pritet të ndodhë para vitit 2024, por gjithsesi kjo nuk i pengon arabët të mendojë për transferimin e tij.
Emri i skuadrës që kërkon shërbimet e belgut nuk bëhet ende e ditur, por milionat e ofruar nga skuadra e Pro Ligës Saudite mund të tundojë futbollistin. Ky i fundit aktualisht te kampionët e Europës fiton 450 mijë euro në javë.
Poll