
Antonio Conte vetëm pak ditë më parë u largua nga drejtimi i Tottenham. Palët arritën që me marrëveshje të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. një vendim që erdhi pas rezultateve negative që po merrte skuadra në javët e fundit.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i timonierit italian, i cili ka theksuar se futbolli është pasion, por njëkohësisht falenderon të gjithë ata që vlerësuan pasionin e tij.
“Mbi të gjitha futbolli është pasion. Dua të falenderoj thellësisht të gjitha ata që ishin me mua në këtë rrugëtim me Spurs. I falenderoj të gjitha ata që e vlerësuan pasionin dhe mënyrën time intensive si trajner. Një falenderim special për fansat që më mbështetën, nuk do t’i harroj kurrë momentin që më thërrisnin emrin në kor. Tashmë, udhëtimi përfundoi dhe dua t’iu uroj më të mirën për të ardhmen”, shprehet Conte.