Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Antoni Cassano është i “çmendur”: HAALAND nuk di të luaj futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Antoni Cassano është i “çmendur”: HAALAND nuk di

Antonio Cassano është  një nga personalitetet e futbollit që analizon ndeshjet dhe lojtarët. Shpesh herë edhe është shumë kritik. Këtë herë në “gojën” e tij ka përfunduar sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.

Norvegjezi është një “makineri” golash, teksa në Premier League ka shënuar që në vitin e tij të parë mbi 30 realizimesh.

Ish-ylli italian është i “çmendur”, teksa ka deklaruar se Haaland nuk do të luajë futboll edhe pse është golashënuesi më i mirë.

“Haaland më kujton fazën që kishte Adriano në Inter. Ibrahimovic me shpejtësinë e Adrianos? Po, shumë mirë. Jam dakord, edhe nëse Ibra ishte më teknik se Haaland. Ai është një përzierje e Adrianos dhe Christian Vierit. Ka sulmues të tjerë që dinë të luajnë futboll si Leëandoëski dhe Benzema. Haaland nuk di të luajë futboll. Ai është një golashënues i madh, ai është fenomenal. Por, a mos preferoni një sulmues që di të luajë futboll?”, përfundoi italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga