
Anthony Martial është një nga protagonistët e këtij sezoni për ekipin e Manchester United. Francezi pavarësisht se nuk ka pasur minutazh shumë të lartë me "red devils" ka shkëlqyer sa herë është aktivizuar. Golat dhe asistet e tij kanë qenë disa herë vendimtarë për United këtë sezon.
I transferuar nga Monaco tek Manchester United për shifrën e 58 milionë paundëve, ai shpesh është krahasuar edhe me bashkëkombasin e tij Thierry Henry. Pikërisht është Henry ai që së fundmi ka pasur lëvdata të shumta për 21 vjeçarin.
"Ju mund ta krahasoni atë me mua por unë po iu them se ai është më mirë se unë. Mendoj se Martial është më i mirë se unë kur isha 21 vjeç. Martial i ka të gjitha mundësitë teknike dhe fizike për të qenë në të ardhmen një nga më të mirët në botë."