
Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventura e Vedat Muriqit në Itali. Mediet përtej Adriatikut raportojnë se sulmuesi i njohur shqiptar që sapo u transferua në Seria A, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai është karantinuar duke mos dalë në stërvitje me shokët e skuadrës. Siç bën me dije "Calciomercato.it", ai duhet të qëndrojë i mbyllur për dy javë duke humbur kësisoj debutimin e tij me kryeqytetasit në 26 shtator. Nuk dihet nëse do të jetë gati për përfaqësuesen e Kosovës, teksa dardanët do të përballen me Maqedoninë e Veriut në 8 tetor.
Poll