Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ankesë zyrtare në Federatë, bardheblutë kryeqytetas shpallin “Non-Grata” gjyqtarin e FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Ankesë zyrtare në Federatë, bardheblutë kryeqytetas shpallin

Prishtina ka dërguar një email-ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për gjyqtarin Mervan Bejtullahun. Bardheblutë kryeqytetas kërkojnë që ky gjyqtar të mos i referojë më në sezonin e ardhshëm. Bejtullahu nuk gjykon as skuadrën e Ballkanit dhe tashmë Prishtina i shtohet listës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Njoftojmë opinionin publik, që Klubi i futbollit, FC Prishtina, sot zyrtarisht ka bërë kërkesë në FFK, që gjyqtari, Mervan Bejtullahu është i padëshiruar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet tona.

Bejtullahu më nuk është i dëshiruar të na i gjykojë ndeshjet deri në mbarim të këtij edicioni dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalesa edhe për edicionin e ardhshëm.

Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt.

Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet.

Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt.

Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve.

Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga