
Largimi i Renato Malotës nga Kukësi ka hapur oreksin e disa skuadrave që po tentojnë ta marrin në skuadër. Partizani qëndron në krye të listës, me Starovën që e ka tentuar dhe mësohet ti ketë marrë një gjysëm akordi për të nënshkruar në ditët e ardhshme. Në krahun tjetër është Flamurtari që po kërkon të afroj një qëndërmbrojtës dhe Magani mësohet ta ketë në listën e dëshirave mbrojtësin lezhjan. Tirana gjithashtu është e përfshirë në këtë ankand, duke qenë se sot Shameti që ishte në listën e dëshirave bardheblu për mbrojtjen ka rinovuar me Kukësin. Ditët në vazhdim do të sjellin të reja për këtë histori. Për momentin Malota është në pritje.
Poll