
Anglia është një nga ato përfaqësuese që niset gjithmonë si një pretendente në kompeticonet e mëdha të futbollit, por shpesh duke dështuar. Edhe këtë vit në Rusi, '3 luanët' janë ndër pëfaqësueset që mund të synojnë trofeun dhe duket se janë më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë mirë.
Me një brez të ri lojtarësh Anglia synon që të bëjë mirë në Rusi. Anglezët së fundmi kanë zgjedhur edhe kapitenin e ri të përfaqësueses. Ai do jetë Harry Kane. Sulmuesi i Totthenham do udhëheqë kombëtaren e tij. Kane është vetëm 24 vjeç dhe do jetë kapiten para emrave të eksperiencës si Cahill, Young apo Henderson. Me fanellën e Anglisë, ai numëron 23 ndeshje dhe 12 gola të shënuar.
Poll