
Angela Çoba vijon të shkëlqejë në Itali me skuadrën e Imoco Volleyball. Vajza shqiptare është nga Shkodra dhe këtë edicion ishte ndër më të mirat në volejboll për femra nën moshën 18-vjeç. Për të tretën herë radhazi, Çoba shkëlqeu duke u shpallur kampione e Italisë me ekipin në fjalë.
Në mjedistet e PalaMaiata, ekipi i shkodranës sonë mposhti Volleyro Casal de Pazzi me rezultatin 3-0. Setet përfunduan përkatësisht (23-25, 19-25, 20-25). Suksesi i skuadrës së Çobës ka marrë jehonë kombëtare në Itali.
Angela është vajza e ish volejbollistit shkodran, Gjon Çoba dhe mbesa e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këtë mënyrë, mbiemri Çoba po lartësohet sërish në sportin e volejbollit, këtë herë matanë Adriatikut.