
Andrea Pirlo është në “radarin” e përfaqësueses së Belgjikës. Pas largimit të Roberto Martinez, belgët janë në kërkim të “timonierit” të ri. Spanjolli u zyrtarizua dje te Portugalia, ndërsa drejtuesit e Federatës së Futbollit të Belgjikës janë vënë në lëvizje për trajnerin e ri.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, Pirlo është në listën e atyre që mund të marrin drejtimin e Belgjikës. Ish mesfushori është në krye të skuadrës së Karagumruk në Superligën turke. Pritet me interes të shihet nëse ai do të pranojë të lërë aventurën e tij në shtetin turk për të drejtuar Belgjikën e Lukakut.
Poll