
Andi Lila është në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Zona Gola", ku ka treguar diçka interesante nga koha kur luante te Parma në Itali. Ai ka treguar se kanë qenë "Tifozat Kuq e Zi" ata që kanë "detyruar" trajnerin ta fusë në lojë për 20 minuta edhe pse nuk kishte në plan ta bënte këtë gjë.
"Jam i antarësuar te tifo-grupi i "Tifozave Kuq e Zi". Jam i lumtur që jam pjesë e tyre dhe që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Ata na kanë pritur dhe përkrahur gjithmonë. Nuk më harrohet një herë në Itali, kur luaja me Parmën. Ishte një grup nga "Tifozat Kuq e Zi". Edhe pse isha në stol, ata brohorisnin emrin tim. Ata "detyruan" trajnerin të më fuste në lojë për 20 minuta. Një ditë më pas trajneri më tha. Lila ishin 40 tifozët shqiptarë që "mbytën" tifozët italianë dhe që të çuan në fushën e blertë", është shprehur Lila.