
Real Madrid bëri detyrën ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”, teksa madrilenët triumfuan edhe në çerekfinalen e dytë e me shifrat 2-0. “Los Blancos” kualifikohen kështu në gjysmëfinalen e Champions League me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Pas këtij triumfi Carlo Ancelotti ka theksuar se takimi ndaj Bluive ishte mjaft i vështirë, ndërsa do të luftojnë deri në fund për të arritur në finalen e këtij kompeticioni.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi në një tjetër gjysmëfinale. Do të luftojmë për të arritur në finale. Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Chelsea luajti një pjesë të parë të shkëlqyer. Courtois na ndihmoi të mbajmë barazim. Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë, ne ishim në gjendje ta lëviznim topin mirë. Një objektiv i madh i arritur për Milanin, edhe duhet të përgëzojmë Napolin që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe e meriton ta fitojë kampionatin italinan. Idealja do të ishte të takoheshim me Milanin në finale, por ka ende punë për të bërë. Historia në këtë lloj kompeticioni ka shumë rëndësi. Pesha e fanellës në këtë lloj kompeticioni ka rëndësi dhe nuk është rastësi që Milani dhe Real Madird janë skuadrat që kanë fituar më shumë kupa europiane”, ka theksuar tekniku italian.