Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ANCELOTTI “tradhton” REALIN: Jam tifoz i Chelseas, kjo ndeshje nuk është vendimtare për gjysmëfinalen

Shkruar nga NEWSPORT
ANCELOTTI “tradhton” REALIN: Jam tifoz i Chelseas, kjo ndeshje nuk

Real Madrid do të përballet me Chelsean në kuadër të çerekfinales së parë mes tyre në Champions League. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” duke nisur që nga ora 21:00.

Në prag të kësaj ndeshjeje në konferencën për shtyp ka dalë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se do të jetë spektakolare, por jo vendimtare për të kaluar në gjysmëfinale.

 “Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare. Mund të ta japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë lojën e kthimit. Jemi entuziastë. E duam një tjetër natë magjike në Bernabeu.

Chelsea e ka një super-ekip, nuk janë duke u zbavitur, por ky mund të jetë motivi më kryesor në këtë moment, i cili mund t’i detyrojë ata që ta japin maksimumin. Jam i trishtuar për situatën e tyre, është e qartë, sepse atje jam zbavitur dhe kam kaluar shumë mirë. Jam tifoz i Chelseat, natyrisht.

Nëse rikthehemi është sepse kemi më shumë energji dhe besim. Loja mbyllet kur të vërshëllejë gjyqtari, ka thënë Boskov. Kemi luajtur më mirë se të tjerët”, përfundoi italiani i madrilenëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga