
Carlo Ancelotti pritej të ishte trajneri i Brazilit duke filluar nga përfundimi i këtij sezoni. Italiani është në përfundim të kontratës së tij me Real Madrid e cila skadon në qershor dhe ishte thuajse i sigurtë emërimi i tij në krye të ‘Selecaos’.
Mirëpo, është prestigjozja AS që mohon gjithçka duke raportuar për një të ardhme tjetër të Don Carlos. Ancelotti do të rinovojë me Los Blancos, me presidentin Perez i cili është i kënaqur nga puna e tij.
Me një merkato thuajse perfekte, Ancelotti po nxjerr frytet e punës duke kryesuar kampionatin dhe grupin në Champions League, e duken si një skuadër e pandalshme me Jude Bellingham si yllin kryesor.
Poll