Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Analiza e Shkëlqim Muçës: Trajneri i Partizanit s'ka guxim, Tirana fiton titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Analiza e Shkëlqim Muçës: Trajneri i Partizanit s'ka

Shkëlqim Muça ka analizuar derbin Partizani - Tirana, sfidë që përfundoi me rezultatin 0-2. Trajneri i njohur në kampionatin shqiptar tregoi se ku gaboi Partizani dhe si e fitoi këtë sfidë ekipi bardheblu. Në panelin e emisionit "Rubrika Sportive", ai theksoi se Tirana është ekipi numër një për të marrë titullin. Në fjalën e tij, Muça u shpreh:

"Gjithmonë derbin s'e parashikon dot. S'është një ndeshje si gjithë të tjerat. Kampionatin që fitoi Tirana e mori se fitoi derbin. Një humbje në këtë ndeshje të jep shumë probleme psikologjike. Derbi ishte lojë e hapur për të dy palët. Fati ishte me Tiranën. U dha një penallti që s'u shënua nga Xhixha. Kur prisnim që Partizani të merrte lojën në dorë, aty mori gol.

Në pjesën e dytë, trajneri duhet të bënte ndryshe. Trajneri luajti për 70 minuta pa ndryshuar asgjë. Për mua duhet të kishte më shumë guxim. Duhet të fuste sulmues sepse kishte. Tirana ishte më e guximshme në ndërtimin e formacionit. Ekipet që dalin me një lojtar mangët, janë më të kujdesshëm. Bëri lojën e saj, nuk mendoi që të merrte 1 pikë. Tirana e ka këtë.

Është një skuadër që luan gjithmonë. Loja e Partizanit nuk më pëlqen në aspektin sulmues prej 3-4 javësh. Da Silva dhe Hoti janë tre kuartistë. Por, s'mund të luajnë së bashku sepse janë me cilësi të njëjta. Për Skukën është shumë i kufizuar në lëvizje. Partizani u mundua në pjesën e dytë të krijonte volum. Dihej që skuadra kishte një lojtar më shumë.

Por, ishte i vakët në veprime. Partizani është në vend të parë, ka 6 ndeshje, ka 6 gola. Ka mangësi në sulm. Tirana ka cilësi. Në merkato ka bërë mirë. Aleksi, Lulaj, Berisha janë me eksperiencë. Patrick ka cilësi të mira, por nuk është qendërsulmues tipik. Tirana ka shumë potencial sepse ka një skuadër me shumë futbollistë që nuk gabojnë. Për mua është ekipi numër një për të marrë titullin", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga