
Amir Rrahmani vazhdon të jetë “peng” i dëmtimeve. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një tjetër dëmtim në mbrëmjen e sotme.
Në ndeshjen që Napoli luajti në transfertë përballë Bragës, ndeshje që u fitua nga italianët 1-2, mbrojtësi shqiptar ishte titullar. Por Rrahmani nuk qëndroi më shumë se 13 minuta në fushën e lojës për shkak të problemeve muskulare. Shqiptari kërkoi zëvendësimin e mënjëhershëm për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim më serioz.
Një lajm i keq jo vetëm për Napolin, por edhe për Kosovën, pasi ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të ish-lojtarit të Partizanit.
Poll