
Ylli i ekipit te Argjentines, Lionel Messi, eshte bashkuar me shokët e ekipit në San Jose (Kaliforni) të premten, tre ditë para ndeshjes së parë për Kupën Amerika 2016 (3-26 qershor), bëri të ditur për AFP një zëdhënës i Federatës Argjentinase.Messi shkoi në Kaliforni paradite nga Barcelona, ku ai ishte thirrur para gjykatës në kuadrin e procesit ndaj tij për evazion fiskal.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i padisponueshëm per ndeshjen e parë të Argjentinës ndaj Kilit, mbajtës i titullit, te hënën në Santa Clara.Sulmuesi i FC Barcelona ka një dëmtim në shpinë, të pësuar me 27 maj në ndeshjen e fundit miqësore te argjentinasve ndaj Honduras ku triumfuan me rezultatin 1-0.
Poll