
Në orët e para të mëngjesit janë mësuar edhe 2 Kombëtaret e fundit të Amerikës Qëndrore dhe Veriore që shkojnë në Botërorin e Katarit. Pas Kanadasë, një biletë kanë prerë edhe Meksika dhe USA, si vendi i dytë dhe i 3-të.
Amerikanët treguan kësaj radhe se nuk janë thjeshtë të mirë në basketboll. Përfaqësuesja e njohur mori një humbje të ëmbël 2-0 ndaj Costa Ricas, duke ia dalë të lejë prapa këta të fundit për shkak golavarazhi.
Meksika mundi 2-0 El Salvador. Takimi u zgjidh brenda pjesës së parë, me golat e Antuna dhe Jimenez. Pjesa tjetër e takimit nuk shërbeu për asgjë, me vendasit që mund të festojnë lirshëm.
Poll