Merkatoja e verës ishte shumë e zhurshme, ku shumë yje të futbollit europian vendosën t’i thonë “lamtumirë” Europës dhe të zgjedhin Arabinë Saudite. Gjithashtu disa prej tyre zgjodhën Amerikën.
Kampionate ku lojtarët u tunduam më së shumti nga paratë. Gjithesesi edhe Antoine Griezmann ka thënë mendimin e tij nëse do t’i vinte ndonjë ofertë nga këto dy vende. Sulmuesi mes milionave të Arabisë dhe Amerikës, zgjedh këtë të fundit.
“I kuptoj shumë mirë lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë në Saudi Pro League, po flasim për shifra të larta. Të gjithë duan që të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre madje dhe të nipërve të tyre. Aty kanë mundësinë të luajnë mirë dhe të tregojnë talentin e tyre.
A do të shkoja unë? Kam një familje, nuk është e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Megjithatë i qëndroj atyre që kam thënë, të luaj në MLS ngelet prioritet për mua”, ka theksuar sulmuesi francez.