
Me të ardhmen e Ferlan Mendy në pikëpyetje dhe dyshimet për një fizik të dobët, gjë që sezonin e kaluar e bëri të humbasë tre muaj të plotë, Alphonso Davies dhe agjenti i tij vazhdojnë të durojnë presionin e Bayern ndërsa presin vendimin përfundimtar të Realit.
Anësori kanadez i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2025, nuk ka rinovuar ende me skuadrën gjermane me shpresën se do të marrë një telefonatë nga madrilenët. Davies ndihet paksa i zhgënjyer me bordin drejtues të bavarezëve për shkak të transferimit të Guerrieros, mbrojtësit të majtë që u mor me parametro zero.
Akoma nuk është e qartë situata e kanadezit në Gjermani, por interesimi i Realit është i vërtetë, por edhe dëshira e Bayernit për ta mbajtur lojtarin në ekip është e madhe.