Durrsakët kanë lënë sot në mesditë Shqipërinë dhe kanë fluturuar drejt Stambollit, aty ku do të kalojnë disa orë për t’u nisur më pas drejt Kazakistanit. Udhëtimi mund të shkojë më tepër se 24 orë për durrsakët, të cilët do të ndeshen me skuadrën kazake për takimin e kthimit.
[caption id="attachment_12145" align="alignleft" width="300"] Moment nga ndeshja e parë në Durrës[/caption]
Ndeshja e parë ka përfunduar 0-1 në favor të kundërshtarëve, të cilët shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur në “Niko Dovana”. Teuta dominoi lojën, por jo rezultatin, megjithatë, kanë shpresa se do ta kthejnë rezultatin në ndeshjen e kthimit.
Sot lojtarët e skuadrës durrsake ndodhen në Stamboll, ku po pijnë dhe kafe, siç shihet qartësisht në foto. Ata po kalojnë orë relaksi, ndërsa të mërkurën duhet të kenë mbërritur në Almaty, aty ku do të luhet ndeshja e kthimit mes skuadrave të enjten pasdite.