
Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bolognan mbrëmjen e djeshme. Kjo është një tjetër hap fals për “Zonjën e Vjetër” që në 4 javët e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë, duke humbur kështu mundësinë për të blinduar zonën Champions.
Pas barazimit ka folur Allegri, i cili ka theksuar se skuadra e tij bëri shumë gabime para portës, teksa ushtruam pak presion ndaj kundërshtarit.
“Një javë më parë do ta kishim humbur një ndeshje si kjo. Ne bëjmë shumë gabime para portës, lojtarët tanë të rinj kanë bërë gjëra të mëdha, por kanë pak përvojë dhe kjo është një fazë e rritjes. Në pjesën e parrë rrezikuam diçka në hapësira, por fituam një pikë ndaj Lazios duke mbajtur distancën me Romën dhe Milanin.
Të rinjtë kanë cilësi, por duhet të zhvillohen duke pranuar gabimet e tyre edhe në fazën e pozicionimit. Kishte shumë dëshirë për të fituar, por nuk ia dolëm. Për shkak të karakteristikave të lojtarëve, ne ndonjëherë bëjmë më pak presion në fushë, por duhet të përmirësohemi. Pjesa e dytë u luajt me zëvendësime sepse kishim shpenzuar shumë në fushë për t’u mbrojtur.
Chiesa? Ai po bën më mirë fizikisht dhe ka luajtur një ndeshje të mirë. Ai nuk ka një pozicion në fushë, ndonjëherë mund ta gjeni në zona të ndryshme të fushës me teknikën e tij që mund të jetë i rëndësishëm. Kushdo që luan pranë tij duhet të jetë shumë i zgjuar”, ka thënë Allegri pas ndeshjes ndaj Bologna.
Aktualisht Juventusi ndodhet në vendin e 3-të me 60 pikë, 3 më shumë se Milan, Inter dhe Roma. Gjithashtu janë larg vendit të dytë që mbahet nga Lazio vetëm 1 pikë.