Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ALLEGRI është i sinqertë: Napoli mbetet favorit pavarësisht humbjes, ne synojmë “top-4”

Shkruar nga NEWSPORT
ALLEGRI është i sinqertë: Napoli mbetet favorit pavarësisht

Missimiliano Allegri ëhstë i sinqertë sa i takon favoritëve për të fituar Scudetton këtë vit. Pavarësisht se Napoli mori humbjen e parë në këtë sezon nga Interi, përsëri tekniku i Juventusit i shikon napolitanët lider të Serie A, pasi sipas tij po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Udinesen në Serie A, që është i vlefshëm për javën e 17-të të saj, Allegri është i prerë.

“Për momentin, sa i takon favoritëve për të fituar Scudetton nuk ka ndryshim. Napoli mbetet favorit kryesorë, ata patën një ndërprerje pas 16 ndeshjjesh dhe po qëndrojnë akoma në krye me 5 pikë diferencë nga vendi i dytë. Napoli  po përjeton një vit të jashtëzakonshëm, pastaj është Interi, është Milani. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në katër më të mirat, atëherë ne duam të luajmë shanset tona në Coppa Italia dhe Europa League”, ka theksuar tekniku i “Zonjës së Vjetër”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga