Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Allegri braktis Juventusin për Italinë? Tekniku zbulon të rejat e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri braktis Juventusin për Italinë? Tekniku zbulon të rejat e

Pas skualifikimit të Italisë nga Botërori "Rusi 2018" dhe shkarkimit të Gian Piero Venturës nga posti i trajnerit të përfaqësueses italiane, janë përfolur shumë emra për trajnerin e ri. Mediat italiane kanë shkruar sot se, një ndër emrat më të përfolur është Massimiliano Allegri, trajneri aktual i Juventusit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Allegrit, i cili ka hedhur poshtë zërat për diçka të tillë, duke shpjeguar se për momentin ka objektiv Juventusin.

"Të drejtoj kombëtaren e Italisë? Momentalisht nuk është në ambiciet e mia. Pas disa vitesh, ndoshta po, pasi mendoj se atëherë mund të bëj më mirë. Aktualisht te Juventusi ndihem shumë mire, kam një kontratë dhe kemi ende shumë punë për të bërë, sepse objektivat e përcaktuara në fillim të kampionatit ende nuk janë arritur. Kemi në plan të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, pa harruar gjithmonë objektivat aktualë", është shprehur trajneri aktual i Juventus, Massimiliano Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga