Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Alket Islami fotografon rrënojat e “Qemal Stafës”, tifozi i Tiranës ka gati ironinë për të

Shkruar nga NEWSPORT

Alket Islami ka fotografuar nga lart stadiumin “Qemal Stafa” për të publikuar më pas në profilin e tij rrënojat e impiantit që po prishet. Si tifoz i deklaruar i Partizanit, ai ka marrë një koment ironik nga një tifoz bardheblu që nuk është menduar dy herë për të goditur rivalin e tij. “Dedikuar të gjithëve që e mbushën këtë tribunë në vite e vite”, ka qenë ajo çfarë ka shkruar Alket Islami për tribunën “përkarshi”, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë komenti ironizues për të. “U prish pa dalë kampion Partizani. Anullohet. Të presim edhe 40 vje të dalë kampion pastaj të prishet”, ishte komenti i dedikuar për të. “Mizerje”, ka qenë replika e fundit e Islamit. Edhe pse kampionati ka përfunduar, tifozët e Tiranës dhe Partizanit nuk humbin rast pa e ngacmuar njëri-tjetrin. Rivaliteti mes tyre mbetet i përjetshëm.

Fotografia e postuar nga Alket Islami dhe ironia e tifozit bardheblu për të...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga