
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, njihet për karakterin e tij jo shumë ekspresiv në deklarata, ndaj dhe merkaton e bujshme të ekipit të tij nuk e komenton gjatë.
"Drejtuesit e klubit kanë bërë një punë fantastike", ka thënë shkurtimisht Alegri.
Ai nuk ka dashur të komentojë as blerjen e bujshmë të Higuain për rreth 95 milion euro, por ka preferuar të përqëndrohet te miqësorja ndaj Totenhem.
“Besoj se do të luajmë me katër mbrojtës. Është një test shumë i rëndësishëm për ne dhe do të na ndihmojë të korrigjojmë difektet. Pres një ndeshje komplet ndryshe nga ajo ndaj Melbourne Victory, si në aspektin taktik, por edhe për nga intesiteti i lojës. Benatia, Pjanic dhe Pereyra do ta nisin takimin që nga minuta e parë. Sigurisht që minuta në dispozicion do të ketë dhe për shumë futbollistë të tjerë ”, ka mbyllur deklaratën Alegri.