
Alban Berisha është talenti i radhës nga Kosova që po shkëlqen në futbollin evropian. Futbollisti nga Peja, i rritur në Austri, shkëlqeu me skuadrat amatore të futbollit në këtë shtet për të bërë më pas hapin e tij të madh. Albani iu bashkua skuadrës Academica në Portugali, për ta përjetuar aventurën e futbollit profesionist. Berisha ka nënshkruar kontratë për 1 vjet e gjysmë me Academican. Talenti 17-vjeçar pritet që të jetë shumë shpejt pjesë e ekipeve kuqezi pasi ka talentin e nevojshëm për të mos munguar. Lajmin e bën të ditur gazetaolle.com që ka raportuar edhe mundësinë e afrimit të tij tek kuqezinjtë.
Poll