
Robert Lewandowski u dëmtua në sfidën me Porton mbrëmjen e djeshem, teksa u detyrua të linte fushën e lojës që në minutën e 34-të të takimit. Kjo alarmoi stafin e blaugrnave, ku klubi tashmë ka konfirmuar dëmtimin e lojtarit.
Sulmuesi polak ka ndrydhur kyçin e këmbës. Nuk dihet ende se sa do të mungojë Lewandowski , teksa në skuadër shpresojnë që lojtari të mungojë vetëm në një sfidë.
Në orët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi gjenjen e lojtarit, i cili me shumë gjasa rrezikon duelin me Ream Madrid. Kjo përballje do të luhet më 28 tetor në orën 16:15 dhe është i vlefshëm për javën e 11-të të La Liga.
Poll