Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Alarm te Tirana, "veterani" i portës ndjen dhimbje tre ditë pas dëmtimit, bardheblutë me sytë nga rezonanca

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm te Tirana, "veterani" i portës ndjen dhimbje tre ditë

Ilion Lika mori pësoi në dëmtim në takimin e fundit ndaj Tomorrit, ku gardiani i Tiranës u desh të linte fushën e blertë në minutën e 77' për tu zëvendësuar nga Abibi. Kur  të gjithë po mendonin se bëhej fjalë për një dëmtim që nuk rrezikonte gardianin, duket se gjërat nuk janë ashtu.

Kur kanë kaluar tre ditë nga momenti i dëmtimit, Lika ka konfirmuar se ndjen ende dhimbje dhe se sot do të kryejë një rezonancë për të kuptuar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe pr të kuptuar, a rrezikon "gardiani" të mungojë në këtë moment delikat të kampionatit.

Mjekët e ekipit menduan fillimisht se bëhej fjalë për një traum, por si duket mund të bëhet fjalë për diçka më serioze. Sot, do zbulohet gjithçka, menjëherë sapo "veterani" i ekipit të ketë kryer rezonancën e cila do përcaktojë realisht problemin për të kuptuar më pas se sa do mungojnë Lika, gjithmonë nëse bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë nga sa u mendua fillimisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga