
Situatë "alarmante" te Real Madrid. Trajneri Ancelotti duhet të bëjë llogaritë pa 3 mbrojtësit titullarë që janë dëmtuar me Kombëtaret e tyre. Militao u dëmtua pak ditë më parë me Brazilin, ndërsa i dëmtuar ka mbërritur edhe David Alaba me Austrinë.
Mediat në Spanjë bëjnë me dije se lojtari ka një problem fizik e për këtë arsye pritet të mos jetë gati për ndeshjet e kampionatit dhe Champions League. La Liga anulloi sfidën ndaj Atletiko Bilbao e planifikuar për t'u luajtur në fundjavë, por madrilenët do të luajnë të martën ndaj Shakhtar në Champions League.
Militao, Alaba dhe Carvjal nuk do të jetë të gatshëm për trajnerin Ancelotti, ndërsa tekniku italian do të ketë në dispozicion vetëm, Nacho, Vallejon, Lucas Vazquez, Mendy dhe Marcelo.