
Shtohet frika në Fshatin Olimpik të Tokios.
Sipas asaj që raporton Komiteti Organizativ i Tokio 2020, dy atletë kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera dhe kombësia e tyre nuk është bërë e ditur ndërsa një sportist i tretë që rezultoi me Covid-19 nuk ndodhet në fshatin olimpik.
Sportistet e infektuar janë izoluar sipas masave strikte të Covid-19, teksa shtohet frika në fshatin olimpik, pasi mund të kthehet në një vatër të re infektimi. Nëse rastet rriten, organizatorët mund të marrin masa ekstreme, deri në anulimin e Lojërave Olimpike.
Poll