
Alarm fals për dëmtimin e Eduardo Camavingës. Talenti francez, i cili kërkoi zëvendësim në minutat e fundit ndaj Getafes shqetësoi jo pak stafin e madrilenëve.
Në mëngjesin e sotëm u raportua se lojtari rrezikon duelin me Manchester City në Champions, sfidë që do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00. Kjo shkaktoi panik, por tashm,ë rezonanca magnetike ka dhënë përgjigjjen përfundimtare.
20-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim dhe do të jetë gati ndaj anglezve dhe kjo bën që Ancelotti të marrë “frymë lirisht”, pasi Camvinga është shnëdërruar në një lojtar kyç në formacionin e madrilenëve.
Poll