Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ALABA nuk ka dyshime: Ndihem shumë mirë fizikisht, kam fituar eksperiencë. Kroos? Të gjithë duam rinovimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
ALABA nuk ka dyshime: Ndihem shumë mirë fizikisht, kam fituar

David Alaba ka dhënë një intervistë të gjatë për median prestigjioze gjermane, “Bild”. Në moshën 30-vjeçare, mbrojtësi i Real Madridit e sheh veten fizikisht shumë mirë ku dëshiron të vazhdojnë të fitojë trofe me madrilenët.

30-vjeçari bëri të ditur gjithashtu se është ende në kontakte me ish-shokët e tij te Bayern Munich, teksa futbollisti austriak u “zbërthye” duke folur për disa çështje.

“Nëse shikojmë vitet e fundit, vëmë re se përvoja luan një rol shumë të rëndësishëm në futboll. Ka faza të ndryshme në një karrierë. Në rini keni freski dhe vetëbesim, pastaj vjen përvoja, qetësia, të menduarit strategjik. Jam 30 vjeç, ndihem shumë mirë fizikisht dhe kam fituar shumë eksperiencë. Unë kam luajtur në këtë nivel që në moshën 17-vjeçare. Tani e kuptoj. Unë e njoh trupin tim shumë më mirë. Mund të them që nuk jam ndjerë kurrë më mirë”, ka theksuar fillimisht Alaba.

Objektivat në vitin 2023: “Dua të fitoj çdo trofe të mundshmë me Real Madridin dhe me kombëtaren. Ne duam të fitojmë La Ligan. Kjo është ambicia ime”.

Rinovimi i Toni Kroos: “Të gjithë shpresojmë që të rinovojë. Unë mendoj se ai ka ende shumë për të bërë para se të përfundojë karrierën e tij. Ka një rol të spikatur në ekip, si brenda dhe jashtë fushës. Shpresoj se ai do të vendosë nënshkrimin e tij në një kontratë të re”.

Lufta me Barçën për titullin: “ Ne jemi një skuadër që gjithmonë besojmë në vetvete. Barcelona po bën mjaft mirë, po në fund ne duam të jemi në krye, për këtë punojmë shumë çdo ditë”.

Robert Lewandowski: “Leëy është një lojtar i klasit botëror. E tregoi sapo mbërriti në kampionatin spanjoll. E di që ndihet shumë rehat në Spanjë. Jam i lumtur për të gjitha të mirat që i ndodhin, por në fund dua të jem para tij në tabelën e klasifikimit”.

Liverpool: “Do të jetë një duel fantastik. Ndeshjet kundër Liverpoolit janë gjithmonë beteja të vërteta, janë një nga skuadrat më të mira në botë. Do të jetë një detyrë e vështirë, por ne duam të kalojmë në raundin tjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga