
Alex Telles nuk u thirr nga trajneri Ten Hag për grumbullimin e ekipit për fazën përgatitore të shtunën dhe duket se ai dëshiron largimin këtë verë.
Manchester United nuk do të përpiqet ta mbajë brazilianin në “Old Trafford” pasi nuk shihet si pjesë e ekipit. Tani, Telles është ndoshta zgjedhja e katërt për mbrojtës të majtë, pas Luke Shaw, Malacia dhe të riut Alvaro Fernandez.
Tashmë Al Nassr është vënë në lëvizje për shërbimet e lojtarit. Klubi arab po i afrohet marrëveshjes për ta transferuar lojtarin nga United. Ekziston një marrëveshje verbale mes klubeve, por janë duke u pritur dokumentat dhe shuma e saktë që arabët do të paguajnë për kartonin e lojtarit.
Poll