Al-Khelaifi ‘shkel’ edhe në futbollin anglez, Mbreti Charles mirëpret presidentin e PSG
Shkruar nga NEWSPORT
Mbreti i Britanisë së Madhe, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në vizitën e tyre në Francë u takuan edhe me Nasser Al-Khelaifi si pjesë e disa iniciativave të Fondacionit ‘Paris Saint-Germain’.
Takimi u zhvllua në Saint-Denis në praninë e Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron dhe rreth 100 fëmijëve së bashku me lojtarët e PSG, Presnel Kimpembe dhe Marie-Antinette Katoto, ambasadorë të fondacionit.
Sipas informacioneve të RMC Sport, kjo ishte një kërkesë e vetë Mbretit Charles III i cili dëshiron të zhvillojë disa iniciativa me fondacionin e lartpërmendur duke krijuar një ‘binjakëzim’ me fondacionin e tij ‘The Prince’s Trust’, i cili gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të madhe edukimit sportiv në Britaninë e Madhe.