
Padiksutim merkatoja e kësaj vere ishte e çmendur. Shumë yje të futbollit i dhanë fund aventurën futbollistike në Europë. Milionat e Arabisë Saudite kanë bërë për vetë lojtarët dhe i fundit që pritet t’u bashkohet arabëve është edhe Mohamed Salah.
Al-Ittihad ka bërë një sërë ofertash për egjiptianin, por ato janë refuzuar nga Liverpool. Gjithsesi arabët nuk kanë ndërmend të ndalen dhe po bëjnë gati një tjetër ofertë për “faraonin”.
200 milionë euro për Salah janë bërë gati, por sipas mediave britanike “The Reds” po përgatiten për ta refuzuar sërish këtë ofertë, pasi nuk dëshirojnë të heqin dorë nga një prej yjeve të skuadrës me sezonin e ri që sapo ka nisur.
Poll