
Një miqësore luksi do të shijojmë sot në orën 18:00 teksa në stadiumin “King Fahd” do të vihen përballë ekipi më i mirë i përbërë nga Al-Nassr dhe Al-Hilal përballë PSG. E gjithë vëmendja është tek dueli i Messit dhe Ronaldos, që do të vihen edhe njëherë përballë njëri-tjetrit.
Asi portugez është zgjedhur edhe si kapiteni i ekipit dhe do të zbresë në fushë përherë të parë pas transferimit të tij të bujshëm. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe misioni i fitores bëhet akoma më i vështirë për Ronaldon teksa përballë ka jo vetëm Messin por edhe dy yjet e tjerë, Mbappe e Neymar.
Formacionet Zyrtare:
Al-Nassr & Al- Hilal All Stars (4-3-3): Ospina; Al-Burayk, Al-Boleahi, Gonzalez, Konan; Talisca, Cuellar, Al-Juwayr; Marega, Ronaldo, Ighalo. Trajner: Marcelo Gallardo
PSG (4-3-1-2): Navas; Hakimi, Ramos, Bitshiabu, Bernat; Vitinha, Sanches, Soler; Messi; Mbappe, Neymar. Trajner: Christopher Galtier