Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Akuzoi Federatën, Disiplina dënon me një vit pezullim presidentin e skuadrës së Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzoi Federatën, Disiplina dënon me një vit pezullim presidentin

Komisioni i Disiplinës ka dënuar me një vit pezullim presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi. Numri një I klubit kryeqytetas akuzoi në media drejtuesit e Federatës së Kosovës që punojnë për interesa personale dhe nuk mendojnë për futbollin kosovar. Pas kësaj deklarate, Disiplina në Kosovë ka nisur një hetim dhe ka vendosur të pezulloi me një vit mos kryerje të detyrës në klubin e Prishtinës.

Njoftimi I plotë i Federatës së Kosovës:

V E N D I M

REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .

A r s y e t i m

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të rastit për bazë pati të gjitha shkrimet e publikuara  si dhe incizimet televizive të transmetuara në; Insport.com (gazetë online) nga ana e kryetarit  të FC Prishtina, z. Remzi Ejupi i cili shpif dhe përhap të pavërteta për Federatën e Futbollit të Kosovës në pretendimet e tij të cituara përmes fjalëve; "skandali" "keqpërdorimet", "privatizimi" , "grup njerëzish", "infektimi i përzgjedhësit Bernard Challandes", "humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë" dhe "dyshimet në bastore" e të tjera, për të cilat z. Remzi Ejupi ishte i obliguar që në kohën e përcaktuar nga ana e Komisionit të sjellë fakte dhe të sigurojë prova për të gjitha këto të thëna, por  një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj komisioni disiplinor i shkallës së parë duke respektuar Dispozitat e Rregullores disiplinore;  neni 61 Paragrafi 1 pika b; sjellë vendimin e lartshënuar për dënimin e z. Remzi Ejupi kryetar i FC Prishtina  me ndalesë për kryerjen e të gjitha  funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit, respektivisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.01.2021

Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga