
Rigjykimi i Benjamin Mendy vazhdon pasi ish-ylli i Manchester City mohon përdhunimin dhe tentativën për përdhunim.
Sot vazhdoi rigjykimi i futbollistit Benjamin Mendy. Ish-lojtari i Manchester City-t, 28-vjeç, mohon akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Akuza që janë në lidhje me dy femra. Çështja është një rigjykim. Një juri më parë e liroi Mendy nga akuza të tjera seksuale. Juria e mëparshme nuk mundi të pajtohej me vendimet për dy akuzat e pazgjidhura me të cilat ai përballet.
Tentativa e dyshuar e përdhunimit thuhet se ka ndodhur në tetor 2018, ndërsa përdhunimi i 2-të i dyshuar thuhet se ka ndodhur në tetor 2020. Asnjëra nga gratë nuk mund të përmendet për arsye ligjore dhe mbetet për tu parë e ardhmja e mbrojtësit francez.