
Barcelona i ka paguar një kompanie në pronësi të José María Enríquez Negreira 1.4 milionë euro nga 2016-2018. Në atë kohë, ai ishte një arbitër i La Ligës dhe nënkryetar i Komitetit Teknik të Arbitrave të Spanjës. Asnjë nga pagesat nuk ishte faturuar. Këto janë akuzat që po i drejtohen katalanasve ditën e sotme.
Mirëpo, blaugranat kanë dalë me një njfotim zyrtar ku u përgjigjen akuzave ndaj tyre dhe shpjegojnë versionin e tyre të historisë me pesë pika.
“1. Barcelona në të kaluarën ka angazhuar shërbimet e një konsulenti teknik të jashtëm, i cili ka ofruar, nëpërmjet video, raporte teknike për lojtarët spanjollë të nivelit më të ulët për Sekretariatin Teknik.
2. Marrëdhënia me të njëjtin furnizues të jashtëm është zgjeruar me raporte teknike për arbitrimin profesionist për të integruar informacionin e kërkuar nga stafi teknik i ekipit të parë dhe B, një praktikë e zakonshme në klubet profesionale.
3. Ky lloj shërbimi i jashtëm aktualisht i takon një profesionisti të caktuar në fushën e futbollit.
4. Barcelonës i vjen keq që ky informacion shfaqet në momentin më të mirë të sezonit.
5. Klubi do të marrë masa ligjore ndaj kujtdo që dëmton imazhin e tij me insinuata në kundërshtim me reputacionin e subjektit”.