Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Aktori i famshëm amerikan zbarkon në zyrat e Shtëpisë së Futbollit, FSHF-ja e surprizon me simbolet kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT

Aktori i famshëm amerikan Danny Glover vizitoi këtë javë ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u xhiruan disa skena për serialin e njohur “The Prosecutor”, që do të shfaqet në platformën Netflix.

Gjatë xhirimeve aktorit të Hollivudit, regjisorit të serialit Fatmir Doga dhe stafit të tij iu rezervua një pritje e ngrohtë nga përfaqësuesit e FSHF-së, të cilët e njohën me ambientet dhe investimin e madh të FSHF-së në këtë kompleks modern.

Gloverit dhe Dogës iu dhuruan nga një fanellë e Kombëtares shqiptare si edhe suvenire me simbolet tona kombëtare. Aktori amerikan shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e rezervuar dhe mundësinë për të xhiruar disa skena të serialit “The Prosecutor” në Shtëpinë e Futbollit.

[caption id="attachment_690942" align="alignnone" width="300"] Aktori i famshëm amerikan Danny Glover[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga