Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Aksident tragjik, ndahet nga jeta në moshë të re sportisti shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Boksieri nga Kosova, Ensar Mujota është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 15 vjeccare pas një aksidenti fatal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte, ndërsa ishte pjesë e klubit të boksit "Skënder Salihu" në Shtimë.Lajmin për ndarjen nga jeta të djaloshjit e ka dhënë Latif Demolli, zyrtar i Federatës së Boksit.

Njoftimi i Demollit:

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skënder Salihu. Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skënder Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga