
Klubi i Ajax po mendon të kthejë në Amsterdam gjatë merkatos së verës Donny Van De Beek. Mesfushori është pjesë e Manchester United por nuk ka gjetur veten për asnjë moment në “Old Trafford”.
Sipas “Football Insider” Ajaxi do ta tentojë afrimin e tij duke parë situatën jo të favorshme të Van De Beek në Angli. Ai u transferua nga klubi amsterdamas tek Manchester United në vitin 2020. Minutat e pakta bënë që ai të huazohej vitin e kaluar tek Everton.
Këtë sezon me uljen e Ten Hag në stol mendohej se ai do të luante më shumë. Por kjo nuk ndodhi, madje së fundmi 25-vjeçari pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.
Poll