
Tirana do të presë Kukësin në “Air Albania”, sfidë që do të startojë në orën 20:00 dhe që është e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Një duel ku bardheblutë dhe verilindorët janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi në të kundërt od të rrezikonin shumë në renditje.
Julain Ahmataj në konferencën për mediat theksoi se ndaj Kukësit kërkon vetëm fitorne, teksa sa i takon formacionit ka disa dilema. Në balotazh për një vend titullari janë Lushkja dhe Hila si dhe Abazaj dhe Latifi.
Ndërkohë nga ana tjtër Stavri Nica do të duhet të sfidojë kryeqytetasit me dy mungesa të sigurta. Mohom dhe Mbarak vijnë nga dëmtime dhe ende nuk mund të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Pergjoni, Deliu, Jonuzi, Hila (Lushnja), Hasani, Kaina, Abazaj (Latifi). Trajner: Julian Ahmataj
Kukësi: Tafas, Duka, Lala, Zhongos, Recçi, Sahitasj, Fejzaj, Gbolahan, Rashiti, Rivas, La Torre. Trajner: Stavri Nica.