Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Aguero për foton historike: Messi ngriti Kupën e Botës, unë ngrita lojtarin më të mirë në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Aguero për foton historike: Messi ngriti Kupën e Botës, unë

Argjentina pas fitores në Kupën e Botës, rikrijoi foton e famshme të ekipit Albicelest të ’86-ës, me Maradonën që ngrinte lart trofeun mbi të lojtarët e tij. “Deja Vu” ndodhi edhe në Katar me Messin i cili, mbi lojtarët e tij, ngriti lart trofeun e lavdishëm. Aguero ishte ai që e mbante mbi supe “pleshtin” dhe në lidhjet e tij live në internet, shpjegoi atë moment historik.

"Ai ngriti Kupën e Botës, unë ngrita lojtarin më të mirë në botë. Sigurisht, shpina më dhimbte shumë. Kur e ngrita, thashë: 'Dreqin, ai peshon shumë'."

"Në një moment nuk munda të duroja më. As që mund të kthehesha. Nëse kthehesha, do të përfundoja në spital. Ai e kuptoi ndërsa unë e shikoja atë dhe shkëmbyem shikime". Mirë, ne jemi kampionë bote, por më dhemb shpina, - i thashë. Dhe atje ai më qortoi".

“Kisha pirë shumë pa ngrënë, prandaj është inatosur. Ne ishim kampionë bote, nuk më interesonte. Në një moment, Leo u inatos dhe më tha ndalo. Si mund të ndaloja? Ne jemi kampionët e botës. Isha shumë mirë, aq i lumtur, mendoj se zemra ime ishte perfekte. Dhe duke qenë se isha i lumtur, piva dyfishin e alkoolit."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga