Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

AGUERO i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur

Shkruar nga NEWSPORT
AGUERO i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur
Sergio Aguero u detyrua para kohë t’i jepte lamtumirën futbollit të luajtur, pasi problemet me zemrën e detyruan argjentinasit të varte këpucët në gozhdë. Por tashmë ai ka vendosur të surprizojë të gjihë, teksa më 28 janar do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur lojën më të bukur në botë, futbollin. Ish-lojtari i Manchester Cityt si yll mysafir i “Yelloë Night” dhe do të luajë për ekipin Barcelona Guayaaquil nga Ekuadori kur të prezantohet skuadra për sezonin e ri të këtij klubi. Vetë Aguero konfirmoi praninë e tij në një bisedë me ekuadorianin e nacionalizuar me origjinë argjentinase, Carlos Alejandro Alfaro Moreno, ish-futbollist, gazetar dhe president aktual i klubit. “Mezi pres të jem atje dhe të argëtohem. Kam pasur një takim me kardiologun, jam shumë mirë dhe tashmë kam filluar stërvitjen, kështu që do të mund të luaj në “Yellow Night”.  Jam shumë mirë. I kontrolluar; me një çip që kontrollon zemrën. Mendoj se do të mund të luaj, sepse kam filluar të stërvitem, të luaj me miqtë e mi. Për 15 ditë do të luaj një lojë në Barcelonë (Spanjë )”, bën të ditur argjentinasi, i cili pranon se ka punësuar edhe një fizioterapist për t’u rikthyer në fushë dhe për t’u argëtuar dhe për t’u ndjerë sërish si futbollist. “Do të jetë hera e parë që do të shkel në fushën e një stadiumi pas një viti”. Ishte gati të zbulohej gjatë Kampionatit Botëror në Katar, ku argjentinasi shkoi për të mbështetur ekipin e tij, se Aguero do të ishte në prezantimin e ekipit të Guayaquil pasi disa tifozë ekuadorianë e njohën në rrugë dhe e inkurajuan të merrte pjesë në turneun “Nata e Verdhë”. “Unë u thashë atyre: ‘Po. Do të ishte mirë’. Nuk desha të them asgjë dhe të prish surprizën “, deklaroi më tej Kun, i cili e përjetoi me tension maksimal fitoren e Argjentinës në Katar. Si kujtim, Ronaldinho, Diego Forlan, Kaka, Andrea Pirlo, Alessandro Del Piero, Javier Mascherano dhe Carlos Tevez janë ftuar si yje futbolli në “Natën e Verdhë”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga