
Qarabag-u i Ansi Agollit nuk ka mundur dot të përmbysë në ndeshjen e kthimit ndaj BATE Borisov humbjen e pësuar në takimin e parë në Baku me rezultatin 1-0.
Azerët kanë barazuar në Bjellorusi me rezultatin 1-1, duke u eleminuar kështu nga Champions League në turin e tretë, pasi eleminuan Kukësin në fazën paraardhëse. Edhe në këtë takim mbrojtësi shqiptar nuk është preferuar nga trajneri, duke e ndjekur të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.
Qarabag tashmë do të provojë shancet në Europa League ku do të luajë në Play-off për një vend në grupe.
Poll